LAJMI I FUNDIT:

Madonna falënderon Rita Orën për përkrahjen

Madonna falënderon Rita Orën për përkrahjen

Këngëtarja legjendare Madonna ka falënderuar Rita Orën e cila dje i doli në mbrojtje mbretëreshës së muzikës pop që u kritikua shumë për puthjen me reperin Drake.

Këngëtarja shqiptare të martën përmes Instagramit mbrojti superyllin dhe fjalët e saj i kishte vërejtur Madonna që komentoi veprimin e Ritës.

“Faleminderit Rita! Faleminderit që e dini se unë po luftoj që ju të mos përballeni me këtë lloj të diskriminimit”, ka shkruar Madonna.

Mbetet të shihet nëse dy artistet në të ardhmen do të realizojnë ndonjë bashkëpunim. /Telegrafi/