Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të zhvillojë bisedime me rivalët, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri funksionale.
Macron ka të ngjarë të ketë nevojë për mbështetjen e një ose më shumë partive më të vogla për të kaluar reformat kryesore përmes Asamblesë Kombëtare, pasi humbi shumicën e përgjithshme në raundin e dytë të votimit legjislativ të së dielës.
Gjashtë nga kundërshtarët politikë të Macronit do të arrijnë në Pallatin Elysee njëri pas tjetrit të martën, duke përfshirë udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Më shumë bisedime do të zhvillohen të mërkurën, por deri më tani Jean-Luc Melenchon, kreu i bllokut të ardhshëm më të madh në Asamblenë Kombëtare, të partive të majta ekstreme, socialiste dhe të gjelbër, përjashtojnë idenë e takimit me Macronin, raporton euronews.
Ndërkohë, kryeministrja Elisabeth Borne pritet të japë dorëheqje, të cilën do ta pranojë presidenti francez.
Në fund të raundit të dytë të zgjedhjeve të dielën, kandidatët për deputetë të partisë së Macronit fituan 245 vende, përpara koalicionit të krahut të majtë, Nouvelle Union Populaire Ecologique et Sociale (NUPES) me 131 dhe National Rally të ekstremit të djathtë që bëri një përparim historik me 89 ndenjëse.
Kush mund të hyjë në partneritet me Macronin në Asamblenë Kombëtare?
“Ne jemi dhe do të mbetemi në opozitë: nuk do të ketë asnjë pakt apo koalicion me Emmanuel Macron”, tha Christian Jacob, kreu i republikanëve.
Blloku NUPES së bashku me të gjelbërit ka shumë të ngjarë të kundërshtojë me forcë reformat e Macronit, duke u nisur nga ulja e moshës së pensionit nga 62 në 60 vjeç dhe rikthimin e taksave ndaj njerëzve dhe kompanive. Megjithatë, lideri i bllokut Jean-Luc Melenchon ka shumë të ngjarë të heqë dorë nga ambiciet për të qenë kryeministër.
Ndërkohë Marine Le-Pen u zotua të “zbatojë bllokimin e të gjitha reformave të dëmshme” që Macron po propozon, “para së gjithash” do të ishte bllokimi i planeve për të rritur moshën e pensionit në Francë në 65 vjeç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bota u mbyll, ata jo – si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza – ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi