LAJMI I FUNDIT:

Macron: Nuk është koha për Ballkanin

Macron: Nuk është koha për Ballkanin

Presidenti francez, Emmanuel Macron u tha ligjvënësve evropianë në Strasburg se BE-ja nuk duhet të pranojë vende të reja derisa blloku të ketë një integrim më të thellë e t’u jetë nënshtruar reformave gjithëpërfshirëse.

“Unë e dua ankorimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në projektin evropian”, citon Washington Post shefin e Elizesë, “por tani nuk është momenti për të lejuar anëtarësime të reja”.

Duke iu përgjigjur kreut të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili i bënte thirrje të angazhohej në zgjerimin drejt vendeve të Ballkanit, Macron përsëriti qëndrimin e vet se shtrirjen e BE-së do ta mbështesë vetëm nëse ka një “thellim” të projektit evropian.


“Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë, por nuk dua gjithashtu që një Evropë, e cila funksionon me vështirësi sot me 28 anëtarë e nesër me 27, të vendosë se do të rendim nesër me 30 apo 32 anëtarë dhe me të njëjtat rregulla”, mësohet të ketë thënë presidenti francez.

Sipas mediave vendase, Macron i dërgoi në këtë mënyrë një sinjal të qartë Berlinit se do të mbështesë anëtarësimin e vendeve të reja në BE vetëm nëse Gjermania do të mbështesë projektin e tij për ristrukturimin e thellë të Bashkimit Evropian.

Krerët e BE dhe ata të Ballkanit takohen muajin e ardhshëm për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit të paqëndrueshëm, shkruan Washington Post, por blloku 28-vendësh nuk ka gjasa të ftojë ndonjë vend të rajonit që t’i bashkohet radhëve të tij. /kp.Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Azia
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Evropa
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënimeve me bombë - policia jep detajet e para

Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënimeve me bombë - policia jep detajet e para

Evropa
Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt

Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt

Evropa
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori