LAJMI I FUNDIT:

Macron i dërgon letër presidentit Thaçi: Në Paris u riafirmua angazhimi për paqen

Macron i dërgon letër presidentit Thaçi: Në Paris u riafirmua angazhimi për paqen

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës e ka falënderuar për pjesëmarrjen në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të mbajtur në Paris, më 11 nëntor 2018.

Sipas një njoftimi, në letrën e dërguar presidentit Thaçi, presidenti Macron shkruan se kjo ceremoni ishte një mundësi për të riafirmuar angazhimin për paqen dhe gatishmërinë për forcimin e dialogut dhe veprimit kolektiv.

“Ajo na dha mundësi ne politikanëve, të vetëdijshëm siç jemi rreth mësimeve të së kaluarës dhe kompleksitetit të sfidave me të cilat përballemi, për të riafirmuar angazhimin për paqen dhe gatishmërinë për forcimin e dialogut dhe veprimit kolektiv”, shkruan presidenti Macron.


Kjo është përmbajtja e letrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, dërguar presidentit Thaçi:

I nderuar President,

Kam qenë i nderuar nga prania juaj në Paris më 11 nëntor, së bashku me nëntëdhjetë e shtatë krerë shtetesh, krerë qeverish dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare.

Ju falënderoj përzemërsisht.

Pjesëmarrja juaj në përkujtimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe Forumit të Parë të Paqes në Paris ka qenë veçanërisht e rëndësishme.

Ajo mundësoi nderimin me solemnitet dhe emocion të miliona viktimave të një tragjedie që shënjoi thellësisht kujtesën e popujve tanë dhe orientoi fatin e botës.

Ajo na dha mundësi ne politikanëve, të vetëdijshëm siç jemi rreth mësimeve të së kaluarës dhe kompleksitetit të sfidave me të cilat përballemi, për të riafirmuar angazhimin për paqen dhe gatishmërinë për forcimin e dialogut dhe veprimit kolektiv.

Duke theksuar sërish kënaqësinë e pamasë që pata duke ju mirëpritur më 11 nëntor 2018, si dhe mirënjohjen time për prezencën tuaj në këtë ditë kaq simbolike, ju lutem të pranoni, zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori