LAJMI I FUNDIT:

Macja ndjek hapat e Angelina Joliet

Macja ndjek hapat e Angelina Joliet

Një mace shtëpie në Kinë e ka adoptuar një mi për të cilin kujdeset njëjtë si për katër "foshnjat" e saja.

Sun Shujun nga qyteti, Yantai City, ka treguar se miu është duke jetuar me macen e saj që para katër javësh kur macja kishte pjellë katër kotele. 81-vjeçarja, Sun, ka pohuar se një fqinj i saj ishte çuditur kur kishte parë miun duke thithur gji bashkë me macet e vogla.

“Në fillim mendova se nuk pashë mirë, mirëpo e mora dritën dhe përsëri njëjtë”, ka thënë fqinji.

Miu, jo vetëm që pi qumështin e maces, por edhe luan me “motrat dhe vëllezërit” e vegjël.


Macja e trajton miun ngjashëm sikurse edhe kotelet e saja, meqenëse miu tanimë është bërë pjesë e familjes.