LAJMI I FUNDIT:

Macja mbijeton shtatë javë në mur

Macja mbijeton shtatë javë në mur

Se macet i kanë nëntë shpirtra e vërteton edhe rasti i maces katërvjeçare me emrin Bonny, e cila një muaj e gjysmë ka jetuar e murosur nën vaskën e banjës dhe vetëm disa ditë në duart e pronares së kujdesshme është shëruar tërësisht.

Macja katërvjeçare Bonny ka mbijetuar shtatë javë e murosur rastësisht nën vaskë, ka njoftuar pronarja e saj.

"Kjo është mrekulli", ka thënë pronarja Monika Hoppert nga qyteti Stadthagen.

"Mendoj se ka pasur engjëllin e saj mbrojtës", ka shtuar ajo.


Bonny kishte humbur më19 qershor kur instaluesit e ujit kishin ndërruar gypat në banjë. Macja sigurisht pa u vërejtur është fshehur nën vaskë para se ata ta kenë bërë rimurosjen e vaskës.

Kur pronarja e ka dëgjuar mjaullimën e saj pas pllakave, më 8 gusht, macja nga gjashtë kishte rënë në vetëm dy kilogramë.

Bonny ishte aq e dobët sa që veterinarët kishin rekomanduar t’i japin injeksionin për ta vënë në gjumë të përjetshëm.

Mirëpo pronarja nuk ka dashur as të dëgjojë, dhe ka arritur ta shërojë duke e ushqyer me ushqim kalorik të maceve.

"Tani është ajo e vjetra", ka thënë pronarja.