LAJMI I FUNDIT:

Lushta: KQZ-ja plotësisht e gatshme për zgjedhjet lokale

Lushta: KQZ-ja plotësisht e gatshme për zgjedhjet lokale

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nesrin Lushta ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të organizohen tërësisht nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“KQZ është në finalizim e sipër të legjislacionit dytësor dhe është plotësisht e gatshme për organizimin e zgjedhjeve lokale”, tha Lushta në një intervistë për Radio Kosovën.

Sipas saj, OSBE-ja ka vetëm rol këshillëdhënës dhe mbështetës ndaj KQZ-së. “Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës dhe të ligjeve zgjedhore të Republikës së Kosovës, ne vendorët jemi përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve”.

OSBE-ja – sipas Lushtës – tani ka krejtësisht një rol tjetër, respektivisht vetëm rol këshillëdhënës dhe mbështetës ndaj KQZ-së dhe ndaj Sekretariatit, ashtu që stafi i Departamentit të Zgjedhjeve i OSBE-së është i vendosur në ndërtesën ku gjendet edhe KQZ-ja dhe ndihma e ekspertiza e tyre është e domosdoshme për përgatitjen e zgjedhjeve, mirëpo e ka vetëm këtë rol: rol të dhënies së këshillave dhe të mbështetjes”. /RTK/Telegrafi/