LAJMI I FUNDIT:

Luke Shaw kritikon vendimin e stafit mjekësor të Man Utd që mund t’i kushtojë atij në Euro 2024

Luke Shaw kritikon vendimin e stafit mjekësor të Man Utd që mund t’i kushtojë atij në Euro 2024

Luke Shaw e ka pranuar se ai dhe stafi mjekësor i Manchester United kanë bërë gabim me marrjen e një vendimi i cili nuk e ka ndihmuar atë para fillimit të Euro 2024.

28-vjeçari ka luajtur vetëm 15 ndeshje për Unitedin këtë sezon, pasi minutat e tij në fushë kishin qenë të limituara shkaku i lëndimeve.

Shaw iu bashkua Unitedit në 2014 dhe shënoi katër gola në 275 ndeshje në “Old Trafford”, por ka kaluar gjithashtu një kohë të gjatë jashtë fushave shkaku i lëndimeve.


Mbrojtësi i majtë u përzgjodh nga Gareth Southgate në listën preliminare prej 33 futbollistëve që do të udhëtojnë në Euro 2024 këtë verë në Gjermani, përkundër faktit se nuk është i gatshëm të luajë për momentin.

Ish-lojtari i Southamptonit u përzgjodh nga Southgate edhe në listën finale prej 26 futbollistëve të “Tre Luanëve” për këtë garë.

Rio Ferdinand tregon formacionin e tij të preferuar të Anglisë për Euro 2024 – ka një befasi
Lexo po ashtu Rio Ferdinand tregon formacionin e tij të preferuar të Anglisë për Euro 2024 – ka një befasi

Sidoqoftë, Shaw nuk ka luajtur futboll që nga 18 shkurti kur startoi për Unitedin në fitoren me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Luton Town.

“Unë ndjeva diçka ndaj Aston Villës dhe u largova pas pjesës së parë. Është faji i të gjithëve. Pjesërisht faji im, pjesërisht i stafit mjekësor, besoj se të gjithë do ta pranojnë këtë”.

“Unë nuk stërvita për një jave të tërë. Bëra skanimet dhe pashë se nuk kishte diçka, por nuk u stërvita tërë javën dhe më pas u stërvita një ditë para ndeshjes. Nëse trajneri më kërkon të luajë, unë kurrë nuk do t’i them jo. Nuk duhet të luaja ndaj Lutonit”, ka thënë fillimisht Shaw.

“Unë do të doja të luaja, por nuk dua të nxitoj gjërat sepse realisht kam vetëm një shans. Nëse ndjej diçka, atëherë përfundon e tëra. Nuk dua që kjo të ndodhë”, përfundoi anglezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Capello emëron 7 lojtarët e Milanit që meritojnë të qëndrojnë në San Siro

Capello emëron 7 lojtarët e Milanit që meritojnë të qëndrojnë në San Siro

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Kalo në kategori