LAJMI I FUNDIT:

Lugina e Rizës dhe fijet e krizës

Parulla e Beogradit “Na jepni Rizën ta zgjidhim krizën” (Daj Rizu da smirimo krizu), tashmë ka filluar të bëhet realitet në rajonin e ashtuquajtur Luginë e Preshevës, e cila, mjerisht, gjithnjë e më tepër po i përngjanë një Lugine të taksirateve, problemeve dhe të marifetllëqeve.

Deputeti jo legjitim i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi, këtyre ditëve të vlimeve politike në rajonin e Kosovës Lindore, po merr lavdërata nga zyrtarët e Beogradit, për veprimet e tij të sinkronizuara në favor të krijimit të Këshillit Nacional, në momentet kur Lugina e tij gjithnjë e më tepër po rudhet nga shpërnguljet në heshtje të shqiptarëve të këtij rajoni. Çka i duhet Rizahit Këshilli Nacional pa shqiptarë? Ata, po shpërngulen çdo ditë e më shumë! Ai, në vend se të angazhohet me strukturat komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për ta ndalur dukurinë e spastrimit etnik të këtij rajoni, ai, mjerisht harxhon energji për ta formuar Këshillin Nacional, i cili është dashur të formohet para shumë vjetëve.

Rreziku


Duke vrapuar në formimin e Këshillit Nacional Rizaja dhe aleatët e tij e kanë harruar mjerimin social e politik të shqiptarëve të këtij rajoni, të cilët po i shesin gjithçka për të ikur sa më shpejt nga vendi në kërkim të azilit në perëndim.

Kjo dukuri ka marrë përmasa shqetësuese dhe alarmante. Në vend se pseododeputeti dhe institucionet komunale në këto komuna, të cilat qeverisen nga shqiptarët, të marrin masa për parandalimin e këtyre lëvizjeve, ata, merren me iniciativa kapitale siç është formimi i Këshillit Nacional.

I ashtuquajturi deputeti Rizë vet merr iniciativë e takohet në Beograd me presidentin Tadiq dhe kryetarin e Trupit Koordinues Markoviq, pa përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve dhe çka është më e keqja nuk i informon ata për rrjedhën e bisedimet me krerët e Beogradit zyrtar.

Më pas ai vet i dhjeti merr rrugë për Prishtinë e Tiranë për t’u takuar me faktorët relevantë shqiptarë. Kuptohet së pari vet te Tadiqi e më pas me shokë të Sejdiu e Saliu. Vet organizon konferncë për informim në lokalet e PVD-së, për të informuar opinionin me rrjedhat e Këshillit Nacional. Këtë e bënë vetëm Riza Halimi (duke u mbështetur finansiarisht dhe politikisht nga Beogradi) dhe hallall i qoftë se si po arrin ta sjell në gisht një spektër të tërë politik, të varur nga instititcionet serbe, të cilët për interesa personale dhe naivisht bien në grep të tij!

Pasojat

Pasojat e një politike naive e cila po zhvillohet në Kosovën Lindore, po e heq popullata shqiptare e cila në asnjë periudhë nuk ka qenë më keq. As luftë as paqe! Gjithë ditën propagandohet për zgjidhjen e problemeve me rrugë institucionale, me mjete demokratike politike, me integrim etj e nga ana tjetër, vendi zbrazet nga njerëzit në mungesë të kushteve elementare për jetesë.

Me një anë flitet për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore e nga ana tjetër shqiptarët largohen si tepricë teknologjike nga organet komunale. Pra, me një fjalë, futet një shqiptar në punë në organet shtetërore e dhjetë të tjerë largohen në emër të tepricës teknologjike e madje me mijëra të tjerë largohen për në perëndim.

Në se kështu vazhdohet për një periudhë shumë të shkurtër më klasa politike e Luginës së Rizës nuk e ka hallin e përçarjeve për pushtet komunalë të paktën në Bujanoc dhe Medvgjë, pastaj nuk e ka siklet për ta formuar Këshillin Nacional si bullgarët e Serbisë, romët e ashkalinjët.

Në se kështu vazhdohet Lugina e Rizës do të shndërrohet në një oazë shkretëtire, në të cilën mund të jetojnë vetëm ata që janë mësuar të jetojnë gjellën e kripës, pushtetit dhe marifetit.

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori