Lugina as me Shehër as me Barilevë!
Politika zyrtare e Shqipërisë njerkë dhe Kosovës nënë deri më tani nuk kanë dhënë prova të mjaftueshme në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo politikë duhet të zgjohen nga gjumi, të largohet nga servilizmi i politikës ndërkombëtare dhe të ndihmojnë Luginën e Preshevës sa nuk është bërë vonë.
Zhvillimet e fundit politike në Luginën e Preshevës, përkatësisht militarizimi i rajonit për mes bazës ushtarake serbe në Cepotinë të Bujanocit, vazhdimi i padrejtë i gjykimit të dhjetë të rinjve shqiptarë në Beograd, si dhe iniciativa e disa subjekteve politike për formimin e të ashtuquajturit “Këshillit Nacional të Shqiptarëve” që jetojnë në Serbi (sipas ligjit të këtij shteti), padyshim se paraqesin sfidat më të madhe të faktorit politik të Luginës, por edhe të Tiranës dhe Prishtinës.
Degradimi i procesit politik për zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës kishte filluar që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, sidomos nga Beogradi duke mos respektuar dhe mos përmbushur obligimet që kishte marrë, por jo vetëm kaq, këtij degradimi i ka ndihmuar në masë të madhe edhe indiferenca e faktorit ndërkombëtar.
Padyshim se, Beogradi është fajtori kryesor i krizës në Luginë, por nuk mund të kuptohet heshtja e faktorit ndërkombëtar, sidomos me rastin e arrestimit të dhjetë djemve të kësaj ane që ishin pjesëtar të UÇK-së dhe mbajtjen e tyre pa të drejtë për një kohë të gjatë në burg.
Si mund të heshtë ky faktor një reprezalje të tillë të forcave serbe ndaj familjeve shqiptare dhe të njëjtit të mbahen me akuza të rrejshme për kinse krime ndaj popullatës jo serbe gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në rajonin Gjilanit.
Me çfarë të drejte një shtet tjetër përzihet në një territor të pranuar ndërkombëtarisht, i cili as nuk është pjesë e tij dhe nuk ka kurrfarë kompetenca ndaj këtij vendi? Pse, deri më tani po hesht faktori ndërkombëtar? Nuk është dëgjuar asnjë fjalë e vetme e tyre kundër reprezaljeve të forcave serbe ndaj familjeve të tyre, por edhe popullatës shqiptare.
Tragjik-komedia e këtij rasti është reagimi i zbehtë i Tiranës dhe Prishtinës. Këto dy qendra shqiptare edhe me Kushtetutë e kanë obligim që t’i mbrojnë bashkëkombësit e tyre nëse rrezikohen nga regjimet e shteteve fqinje.
Shqipëria (njerkë) dhe Kosova (nënë) po heshtin dhe nuk dihet pse! Si mund t’i shpjegohet atyre djemve dhe familjeve të tyre kjo heshtje, kur dihet se mu këta djem ishin ata që rrezikuan jetën e tyre, jetën e familjeve të tyre për lirinë e Kosovës. Ndërsa, në Prishtinë dhe Tiranë nuk është bërë as përpjekja minimale për t’i ndihmuar ata. Kush mund t’ia ndalojë që këto vende të formojnë një ekip avokatësh më eminent shqiptar nga Tirana dhe Prishtina që të shkojnë në Beograd dhe të mbrojnë këta djem, e jo me ta të merren avokatët serb. Kjo do të ishte prova më elementare që duhej të ndërmerrte Tirana dhe Prishtina, por këta nuk bënë asgjë. Është e drejtë e çdo shteti të mbrojë qytetarët e përkatësisë së vet, sikurse e drejtë themelore e çdo njeriu të botës të mbrohet nga njerëzit e vet. Politika e Tiranës dhe Prishtinës është një politikë servile, poltroniste dhe e pakurrizë ndaj faktorit ndërkombëtar. Kjo politikë nuk ka dhënë prova të duhura se është në nivel të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në rajon. Ata nuk e respektojnë as Kushtetutën e vet.
Beogradi duke parë se Tirana dhe Prishtina këtë punë ia kanë lënë faktorit ndërkombëtar, ajo ka shtuar reprezaljet ndaj popullatës së Luginës, sidomos ndaj njerëzve që kanë marrë pjesë në tri luftërat e fundit. Përgjegjëse për situatën e rënduar politike në Luginë, për veç Beogradit është edhe mosinteresimi i faktorit politik shqiptar. Ky faktor tani Luginën e ka lënë vet, siç thotë populli: “Lugina ka mbetur as me shehër as me Barilevë”!
Ndërsa, iniciativa e fundit e disa subjekteve politike në Luginë e rëndon edhe më shumë situatën edhe ashtu të brishtë politike, sidomos kur disa nga këto subjekte donë të pranojnë kornizën e Beogradit në formimin e Këshillit Nacional Shqiptar. Sipas këtij KNSH-je del se çështja e shqiptarëve të Luginës duhet të zgjidhet krejt sipas ligjeve serbe dhe në kornizat e shtetit serb. Me një fjalë, çfarë bënë rahmet regjimi i Beogradit do të kenë të drejta edhe shqiptarët. Por, në këtë Këshill nuk do të futen Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH) dhe Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) dhe ky nuk do të jetë legjitim. Mirë që këto subjekte nuk e kanë pranuar këtë Këshill, sepse kjo punë nuk guxon të mbyllet në kornizat e asnjë Kushtetute, apo ligji serb. Realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve nuk bëhet me ligje të huaja. Faktori politik i Luginës duhet formojë Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës, i cili është në shërbim të drejtpërdrejt të popullatës vendore, e jo të kornizojë kërkesat e tyre për mes ligjeve të Beogradit.
Ai këshill duhet të jetë organi më i lartë i popullsisë autoktone, të ketë mbështetje në Tiranë dhe Prishtinë, e jo në Beograd. Andaj, çdo tentim i degradimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës dhe mbylljes së tyre në kuadër të ligjeve të këtij shteti do të ishte vetëvrasje kolektive dhe mbyllje e proceseve politike. Kurse, Tirana dhe Prishtina duhen të promotorët aktiv të ndihmës së zhvillimit të këtyre proceseve dhe të mos bëjnë sehir dhe të presin nga të tjerët të zgjidhin problemet e tyre kombëtare. Këto dy qendra politike, përgjithmonë duhet të lirohen nga poltronizmi i tepruar politik ndaj ndërkombëtarëve, sepse kjo praktik nuk ka dhënë rezultate të mjaftueshme as në Kosovë, por të dalin në krah të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve të Luginës, sepse këtë e kanë obligim Kushtetues, por edhe kombëtar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin