Vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës lidhur akuzat e kësaj të fundit për përfshirjen e sekretarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski në kurdisjen e një tenderi për pajisje të kontrollit të fluturimeve civile, në favor të një kompanie italiane, në vlerë prej 7 milionë euro.
Rashkovski i ka mohuar akuzat duke theksuar se e gjithë procedura ka qenë ligjore, ndërsa ka pranuar bisedën me drejtuesit e kompanisë, e cila është publikuar në opinion, por ka thënë se ajo është montuar dhe se nuk bëhet aspak fjalë për shkelje procedurash. OBRM-PDUKM-ja në opozitë ndërkohë për rastin ka dorëzuar padi në Prokurorinë Publike kundër sekretarit të Qeverisë, duke e akuzuar për shpërdorim të detyrës, vepër e dënueshme me së paku 5 vjet burg.
Nga Qeveria kanë thënë se për këtë rast është diskutuar edhe në seancën e fundit, por pa dhënë detaje tjera lidhur me rastin në fjalë. “Janë sjell konkluzione adekuate në bazë të të cilëve duhet vepruar dhe e gjithë kjo duhet të zbardhet dhe opinioni të njihet me të vërtetën”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, por pa dhënë detaje tjera. Rasti me sekretarin e Qeverisë nuk është i pari, pasi biseda të përgjuara të zyrtarëve me dyshime për përfshirje në afera korruptive janë publikuar në vazhdimësi.
Madje në një tjetër, një kryetar komune i partive në pushtet është regjistruar duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj një personi, që ka ngritur shqetësime në opinion. Pavarësisht kësaj dhe paralajmërimeve të Qeverisë për hetime, ende nuk ka asnjë epilog konkret. Ekspertët që merren me çështje të aferave korruptive thonë se hetime dhe përgjegjësi vështirë se do të ketë, meqë sipas tyre të gjitha institucionet janë nën kontrollin e politikës.
“Institucionet shtetërore, por edhe organet tjera që janë të angazhuara për luftimin e fenomeneve negative dhe dëmtuese për shoqërinë, nuk veprojnë. Veprimet e tyre janë inerte dhe deri tani nuk jemi asnjë veprim nga ana e tyre, nuk kanë zbuluar apo hetuar asnjë aferë që ka të bëjë me korrupsionin. Asnjë nga institucionet nuk vepron për shkak se politika e Qeveria i kontrollon të gjitha këto organe që duhet të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thotë Arfi Musa, ish-anëtari i Komisionit për Antikorrupsion duke përmendur me këtë rast një aksion që së fundi është zhvilluar në një fshat të banuar me shqiptarë, kundër siç ishte thënë, kultivimin apo kontrabandës me duhan.
Kjo, sipas Musës, më tepër ishte farsë gjoja për të treguar se institucionet veprojnë, jo në afera të mëdha korruptive, por godasin njerëzit e varfër që mezi sigurojnë mbijetesën. Ai thotë se pa një ndërhyrje nga jashtë, institucionet do të vazhdojnë të mbeten të shurdhra ndaj fenomeneve negative, ndërsa kujton ndërhyrjen e fundit të prokurorisë italiane për kapjen e një zyrtari të lartë të dyshuar për marrje ryshfeti. Musa thotë se nuk do të ketë, qoftë edhe një hetim ndaj zyrtarëve, sikur në raste të caktuara të mos ndërhyjnë ndërkombëtarët.
“Vetëm kur të paraqiten nga ambasada amerikane, ambasadori i Bashkimit Evropian, apo në rastin e fundit me prokurorinë italiane. Do të thotë, vetëm kur këta të paraqiten mund të ndërhyjnë, përndryshe veprime tjera nuk kanë bërë. Pra, keqpërdorin detyrën zyrtare, harxhojnë mjete buxhetore dhe veprime konkrete nuk ka”, thotë Arif Musa, ish-anëtari i Komisioni antikorrupsion.
Ekspertët vlerësojnë se mungesa e rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mund të ketë pasoja në raportin e vjeshtës të Bashkimit Evropian, në mosdhënien e datës së nisjes së bisedimeve për anëtarësim në union./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova