LAJMI I FUNDIT:

“Lufta” e Koreve, Jugu përgatitet për skenarin më të keq

“Lufta” e Koreve, Jugu përgatitet për skenarin më të keq

Koreja e Jugut po përgatitet për skenarin më të keq të mundshëm lidhur me fqinjin e saj verior. Kështu janë shprehur për “CNN”-in burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Seul.

Udhëheqësit botërore u rreshtuan në krah të njëri-tjetrit në dënimin e testit të pestë bërthamor të shtetit komunist, ndërsa zyrtarët koreano-jugorë besojnë se Peniani po përgatitet të shtypë butonin edhe për një provë tjetër.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, Moon Sang-gyun, nëse kjo ndodh vërtet, testi mund të realizohet në një aks nëntokësor po në Punggye-ri, ku u shënua edhe shpërthimi i së premtes.


Koreja e Jugut, – sipas tij, – është duke diskutuar ndër të tjera edhe mundësinë e rinisjes së transmetimeve propagandistike në kufi, diku nga muaji nëntor. Ndërkohë vendi komunist, që veten e projekton si një parajsë të vërtetë të klasës punëtore, është prekur nga reshjet më të dendura të shiut të regjistruara ndonjëherë që prej vitit 1945.

Një raport i agjencisë qendrore koreane të lajmeve, “KCNA”, thotë se verilindja e Koresë së Veriut është prekur rëndë nga përmbytjet, e flet për mijëra banesa të shkatërruara. Fatkeqësinë natyrore e konfirmojnë edhe të dhënat e zyrës së OKB-së për çështjet e koordinimit humanitar, të cilat flasin për 133 të vdekur, 395 të zhdukur e 140 mijë vetë në nevojë urgjente për ndihmë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Evropa
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Evropa
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Azia
Kalo në kategori