Është një trekëndësh që lidh Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Izraelin. Agjentët e Kremlinit kanë spiunuar shërbimet sekrete amerikane, por inteligjenca izraelite e ka kapur këtë gjë dhe ka paralajmëruar aleatët e huaj. Historia është rrëfyer nga New York Times.
E gjitha fillon me një mendjelehtësi të një punonjësi të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i cili ruan në kompjuterin e tij në shtëpi – i mbrojtur prej një antivirusi të zhvilluar nga kompania informatike ruse “Kaspersky” – disa materiale të rezervuara, duke lejuar hakerat në Moskë që të futen në sistem dhe të vjedhin disa informacione, që iu dorëzuan inteligjencës së Moskës. Antivirusi në fjalë nuk është për t’u nënvlerësuar, duke pasur parasysh se hakerat ishin në gjendje që të hynin në soft-in e antivirusit që, për të mbrojtur nga viruse të rrezikshme, duhet që të ketë qasje në të gjithë memorjen e një kompjuteri.
Dhe në këtë pikë ndërhyn shërbimi i fshehtë i Tel Avivit, i cili është në dijeni të ndërhyrjes ruse dhe informon Uashingtonin: antivirusi, në fakt, është i instaluar në kompjuterat e më shumë se 20 agjencive qeveritare amerikane të Departamentit të Shtetit, Mbrojtjes, Energjisë, Drejtësisë, Thesarit dhe tre ministrive ushtarake (Ushtria, Marina dhe Aeronautika).
Që nga viti 2014, agjentët e fshehtë izraelitë arrijnë të depërtojnë Kasperskyn, monitorojnë veprimtarinë e rusëve dhe të paralajmërojnë SHBA, që urdhërojnë ndalimin e përdorimit të Kasperskyt, në të gjitha agjencitë që e kanë instaluar.
Dekreti amerikan u nxor një muaj më parë, në 13 shtator. Nga ajo që lexohet prej rindërtimit të New York Times, nuk është e qartë nëse Moska ia ka dalë të vjedhë informacione të rezervuara nga agjencitë amerikane të përfshira. Dhe nuk ka as prova që kanë qenë 007-at izraelitë, të cilët kanë depërtuar antivirusin dhe paralajmëruar Uashingtonin.
E sigurtë është që, një raport i qershorit 2015, botuar nga Kaspersky, kishte zbuluar që sulmi ndaj sistemit të tij i ngjante një episodi të mëparshëm, që kish ndodhur në 2010-ën, dhe pagëzuar me emrin Duqu. Sulmi, në atë rast, ishte organizuar nga koalicioni izraelito-amerikan dhe kishte shërbyer për të infiltruar në strukturën bërthamore të natanzit, në Iran, si dhe për të shkatërruar një të pestën e kokave të raketave, falë armëve informatike.
Kaspersky ka mohuar që të jetë përfshirë në aksionet e hacker-ëve rusë. “Nuk i kemi ndihmuar asnjëherë, nuk do ta bëjmë kurrë, një qeveri në operacionet e saj të spiunazhit kibernetik”.
Disa ekspertë të informatikës, të cituar nga New York Times, këmbëngulin se hacker-ët rusë nuk do të kishin arritur kurrë që të depërtonin në programin e zhvilluar nga Evgenij Kaspersky, pa një ndihmë nga vetë kompania. Por po të mos ishte kështu, shpjegimi, shkruan e përditshmja amerikane, mund të jetë që disa anëtarë të inteligjencës së Moskës kanë depërtuar fshehtas në kompani. Një hipotezë padyshim magjepsëse. Por që për momentin, nuk është konfirmuar nga asnjë provë. / Përgatiti: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente – publikohen pamjet

Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

‘Objektivi më i afërt’: Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës