LAJMI I FUNDIT:

Luboteni e Drita vazhdojnë të kryesojnë

Luboteni e Drita vazhdojnë të kryesojnë

Theranda pa shumë vështirësi ka shënuar fitore ndaj Ferizajt në kuadër të javës së katër të Superligës së Kosovës, në konkurrencën e meshkujve, duke e mposhtur me rezultat 3:0. Fitore të lehtë këtë vikend ka shënuar edhe Drenica R&Rukolli duke mposhtur Besën gjithashtu me 3:0.

Këtë vikend i lirë ishte skuadra e Lubotenit, i cili pavarësisht kësaj kryeson renditjen me 10 pikë të tubuara, e ndjekur nga Drenica R&Rukolli me 8 pikë, Theranda është e treta me 7 pikë, Besa e parafundit me 5 pikë, ndërsa i fundit pa pikë është Ferizaj. Në konkurrencën e femrave është zhvilluar java e 5-të.

Drita vazhdon suksesshëm, ato këtë javë e kanë mposhtur Flakën me rezultat 3:0, për të mbetur në pozitën e parë në renditje. Një ndeshje interesante ishte Prishtina – Kastrioti që përfundojë me fitoren e mysafirëve 3:1.

Prishtina me këtë humbje mbetët në vendin e parafundit me 3 pikë, ndërsa Kastrioti një pozitë më larët me 6 pikë. Skenderaj pa shumë vështirësi e ka mposhtur Universitetin AAB me rezultat 3:1. /Zëri/Telegrafi/