Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se korrupsioni në Shqipëri është i integruar në sistem dhe se është një regjim që duhet rrëzuar. Sipas tij ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë.
Duke komentuar situatën politike dhe protestën e fundit të opozitës në studion e News24, në rubrikën “Opinion” Lubonja tha se nëse studentët do kishin bërë kaq dhunë, Rama do ikte.
“Kur e pashë atë të parë me flamuj amerikanë, evropianë e tullumbace thashë kjo është kot se për tullumbace këta nuk duan t’ia dinë fare se tullumbace janë vetë. Duhet të kemi parasysh dhe faktin që këta ndërkombëtarët i bien të njëjtit avaz, nuk ka ndonjë shpresë nga këto lloj protestash. Kur ndodhi e dyta thashë që këtu ka diçka që meriton. unë ngelem i mendimit se këtu nuk bëhet fjalë për krim e korrupsion.
Ka shtet por ka dhe krim të organizuar. Unë jam i mendimit se këtu korrupsioni është i integruar në sistem. Kemi një regjim që duhet rrëzuar. Një regjim që duhet rrëzuar kërkon mjete më të forta se dialogu. Opsioni i dhunës është një opsion që bën kambanë alarmi. Kam bindjen sikur të kishin bërë kaq dhunë edhe studentët Rama ikte sot. Për mua ka pak dhunë, s’ka dhunë fare. Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Këta janë më të dhunshmit. Ky është sistemi më i dhunshëm. Të fusësh fadromat e të shkatërrosh shtëpitë e njerëzve, e një mijë e një gjëra, kjo është më shumë se dhunë”, deklaroi Lubonja.
Sipas tij vendi është një burg i madh. Për Lubonjën në Shqipëri nuk ka parti të majta, por janë të gjitha të djathta ekstreme.
“Thonë ose ikni nga Shqipëria ose na u nënshtroni neve. Në këtë kuptim nuk ka asnjë lloj shprese që të kthehen dhe të mendojnë këta që e kanë çuar deri këtu këtë vend. Një nga alibitë që ka Edi Rama është ajo se pak a shumë kjo ka ndodhur në Shqipëri, kanë bërë dhunë ca parti, kanë marrë pushtetin, nuk kanë punuar për pasurimin e popullit.
Kështu bëri dhe Rama me 21 janarin, pra dhunë e cila instrumentalizohet zemërimi i njerëzve ose manipulohet një zemërim për qëllime. Unë mbetem i mendimit që këtu duhen parti të majta të vërteta që të përfaqësojnë popullin. Ata që protestojnë janë viktima, por ata që protestojnë me një koshiencë të madhe se çfarë kërkojnë. Partitë tona janë të gjitha të djathta ekstreme, s’ka të majta e të djathta”, deklaroi Lubonja./Lapsi.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa