LAJMI I FUNDIT:

‘Luani i Artë’ shkon për “Sacro Gra”

‘Luani i Artë’ shkon për “Sacro Gra”

Filmi dokumentar italian, “Sacro Gra”, i regjisorit Gianfranco Rosi, është fitues i ‘Luanit të Artë’ në edicionin e 70-të Festivalit të Filmit në Venecia.

‘Luani i Argjendtë’ shkoi për regjisorin grek Alexandros Avranas, për filmin “Miss Violence”.

Çmimi për aktorin më të mirë i takoi grekut Temis Panou (“Miss Violence”), ndërsa aktorja më e mirë u shpall italiania Elena Kota (“Via Castellana Bandiera”).

Festivali i Filmit në Venecia filloi më 28 gusht me premierën e filmit “Gravity” me George Clooneyn dhe Sandra Bullockun në rolet kryesore (që ishte jashtë konkurrence), ndërsa u mbyll ne filmin projektues “Amazonia” të Thierry Ragobert. /Telegrafi/