LAJMI I FUNDIT:

LSM nuk e përjashton grevën: Presim ftesë për negociata nga Qeveria e RMV-së

LSM nuk e përjashton grevën: Presim ftesë për negociata nga Qeveria e RMV-së

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përmes komunikatës me shkrim përkujton Ministrin e Financave Fatmir Besimi, se Qeveria në seancën në të cilën u vërtetua rritja e pagës minimale para opinionit të gjërë deklaroi se pas rritjes së pagës minimale pason periudha e harmonizimit të pagave në afat gjashtë mujor. “Jemi të shqetësuar nga deklarata e Besimit e dhënë dje në media se nuk është adresa për këtë çështje Ministria e Financave, sepse i njëjti sillet si të mos jetë pjesë e Qeverisë” thuhet në komunikatën e LSM së.

“Ministri i Financave edhe pse është dashur të parashikojë çështjet që janë definuar, i njejti nuk respekton marrëveshjen kolektive të organeve të drejtorive shtetërore, shërbimeve profesionale të Qeverisë, gjykatave, institucioneve përmirësuese ndëshkuese, prokurorisë shtetërore, njësive të vetëqeverisjes lokale, fondeve dhe qendrave për punë sociale dhe organeve tjera të themeluar nga Kuvendi i RMV- së”, thonë nga LSM.

Sipas LSM-së Ministri Besimi e ka ditur se të gjitha pagat duhet të harmonizohen me rritjen e pagës minimale në afat prej gjashtë muajve, por i njëjti nuk ka paraparë mjete për rritje të pagave në ribalancin e buxhetit.


“Ministria e Financave është adresa dhe përgjegjësia e Ministrit Besimi është që të respektojë ligjet dhe marrëveshjet kolektive dhe të sigurojë mjete me ribalansin, sepse në të kundërtën me vetëdije e dëmton arkën shtetërore me shpenzime shtesë, nga ngritja e procedurave të punëtorëve kundër shtetit nëse nuk i marrin pagat e merituara në pajtueshmëri me ligjin dhe marrëveshjet kolektive.”, thonë nga LSM.

Nga LSM nuk përjashtuan edhe mbajtjen e grevës së përgjithshme nëse nuk ftohen për të negociuar me Qeverinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori