LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Shumica në Kuvend do ta miratojë buxhetin dhe ligjet e bllokuara nga opozita

LSDM: Shumica në Kuvend do ta miratojë buxhetin dhe ligjet e bllokuara nga opozita

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet kumtese për media thotë se propozim-buxheti për vitin 2022, i cili është në procedurë kuvendare, është për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, si dhe parasheh stabilitet financiar.

Nga kjo parti thonë se shumica në Kuvend do ta miratojë këtë propozim-buxhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëpërmjet financimit të përgjegjshëm, viti 2022 duhet të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike dhe përshpejtimit të rritjes përmes investimeve, prandaj duhet konstruktivitet nga ana e opozitës për miratimin e Buxhetit me debat argumentues, pa bllokada dhe pengesa. Krahas miratimit të Buxhetit, Kuvendi duhet të miratojë një sërë ligjesh që janë bllokuar nga opozita prej muajsh, madje edhe vitesh, dhe janë të një rëndësie kyçe për qytetarët”.


“Disa prej tyre janë paga minimale prej 18.000 denarë, dita e diel jopune, fshirja e kamatës së borxheve, Ligji për shërbimin në ushtri, si dhe ndryshimet ligjore që mundësojnë punësim të përhershëm të 4.700 mësimdhënësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori