LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Rritja e re e pensioneve u bë sipas metodologjisë së re, në bashkëpunim me shoqatat e pensionistëve

LSDM: Rritja e re e pensioneve u bë sipas metodologjisë së re, në bashkëpunim me shoqatat e pensionistëve

Partia në pushtet LSDM përmes një komunikate për media ka treguar se pensionistët nga ky muaj marrin pensione më të larta për 6.8 përqind.

Ata potencojnë se këtë masë e përfitojnë mbi 300 mijë pensionistë në mbarë vendin.

“Shqetësimi për qytetarët dhe politikat e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja kanë sjellë rritje rekord të pensioneve. Rreth 330,000 pensionistë morën një pension shtatori që ishte më i lartë për 6.8 përqind. Në shifra absolute, pensioni mesatar është rritur për 1.074 denarë dhe sot arrin në 17.422 denarë ose afër 300 euro. Kjo rritje rekord e pensioneve vjen si pasojë e metodologjisë së re që Qeveria e miratoi së bashku me shoqatat e pensionistëve në mars të këtij viti. LSDM, përmes Qeverisë dhe shumicës parlamentare që e udhëheq, vazhdon me shqetësim real për të gjitha kategoritë e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.


Ndryshe, kujtojmë se shpërndarja e pensioneve të muajit shtator ka filluar nga dita e djeshme.