LAJMI I FUNDIT:

LSDM refuzon propozimin për Kovaçkin e OBRM-PDUKM-së

LSDM refuzon propozimin për Kovaçkin e OBRM-PDUKM-së

LSDM-ja sot zyrtarisht hodhi poshtë propozimin e OBRM_PDUKM-së që koloneli Dragan Kovaçki të bëhej ministri teknik i qeverisë së përkohshme deri në zgjedhjet parlamentare në prill.

“Ju nuk mund të thirreni në ligj dhe të shkelni Kushtetutën. Asnjë parti politike nuk mund të dalë me propozime antikushtetuese. Deri më 3 janar, ka kohë të mjaftueshme për të arritur një takim”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Epilogu i tillë vjen pasi që dje kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tha se ekspertët duhet të kontrollojnë nëse propozimi për Kovaçki është jokushtetues, pasi në krye të Ministrisë së Brendshme mund të jetë vetëm një person civil./Telegrafi/