LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Realizojmë qëndrimin strategjik, Maqedonia e Veriut vendi i 30-të në NATO

LSDM: Realizojmë qëndrimin strategjik, Maqedonia e Veriut vendi i 30-të në NATO

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së, thuhet se “LSDM për vetëm dy vite e gjysmë si shumicë kuvendare dhe si Qeveri u dëshmua se mund t’i zgjidhë çështjet e hapura dekadëshe, por edhe ta vendosë shtetin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO”.

“Me ratifikimin e Protokollit veriatlantik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është realizuar angazhimi strategjik i vendit në aleancën më të fuqishme të sigurisë dhe ushtarake – NATO”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se shteti është partner i barabartë në i NATO-s, që s’do të thotë vetëm siguri dhe stabilit por edhe më shumë investime, qasje në tregje të huaja, vende të reja të punës dhe më shumë para te qytetarët.


“Megjithatë edhe në këtë proces, OBRM-PDUKM dhe Mickoski do të mbahen mend si bllokues të procesit për aderin drejt NATO-s dhe procesit për integrim drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, Maqedonia e Veriut me hapa të mëdhenj vazhdon përpara drejt zhvillimit dhe përparimit, drejt integrimit në BE, ndërsa ratifikimi i Protokollit në Këshilli veriatlantik është motiv shtesë, siç thonë LSDM, të punohet për qytetarin dhe shtetin.

“LSDM mbetet e përkushtuar në realizimin e reformave që sigurojnë rritje ekonomike dhe zhvillim, përparim dhe jetë më të mirë”, njoftojnë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori