LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Raporti i progresit është motiv për Qeverinë

LSDM: Raporti i progresit është motiv për Qeverinë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për kedia thotë se raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili shënoi përparim në sferën e gjyqësorit, zgjedhje dhe luftën kundër korrupsionit, është dëshmi për përkushtimin dhe konfirmim për politikat e suksesshme të Qeverisë së tyre.

Nga kjo parti thonë se raporti është motiv shtesë për shumicën parlamentare, Qeverinë dhe të gjitha institucionet, që të punojnë edhe më shumë me përkushtim në reformat të cilat sigurojnë sistem gjyqësor të fuqishëm, efikas dhe të pavarur.

“Komisioni Evropian në Raport qartë thekson se me Ligjin e ri për Prokurori Publike, të miratuar në shkurt të vitit 2020 sigurohet bazë për sistem profesional dhe të paanshëm, i cili është rezistent ndaj presionit politik dhe presionit tjetër, por edhe se do të varet shumë nga zbatimi i tij adekuat”.


“Raporti më tutje thekson se si rezultat i reformave në vitet e kaluara Maqedonia e Veriut vendosi mekanizma për sigurimin e gjyqësorit të pavarur dhe me përgjegjësi dhe se duhet të sigurohet përdorim i tyre vendimtar dhe i qëndrueshëm para se të parashihen ndryshime të mëtutjeshme në këtë sferë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori