LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Pushteti lokal dëshmon paaftësinë e OBRM-PDUKM-së

LSDM: Pushteti lokal dëshmon paaftësinë e OBRM-PDUKM-së

LSDM akuzoi kryetarët e komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së se janë të paatë për të qeverisur. Darko Kaevski nga kjo parti tha se edhe pas 20 muajve që nga marja e detyrës, kryetarët e OBRM-PDUKM-së e kanë dëshmuar se janë të paafë në realizim të premiteve të dhëna para qytetarëve.

”Kryetarët e OBRM-PDUKM-së i zhgënjyen plotësisht qytetarët dhe e tradhtuan besimin e tyre. Nuk ka realizim të asaj që është premtuar, nuk ka projekte, nuk ka zhvillim. Shembulli i fundit është kaosi në kryeqytet. Kryetarët e paaftë të OBRM-së nga Shkupi krijuan një deponi të madhe dhe qytet të papastërt…Nuk janë vetëm mbeturina dhe papastërti problem. Transporti publik në Shkup gjithashtu nuk funksionon. Premtimet për blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë, për transport falas, për transport modern nuk u realizuan. As një “m” nga Shkupi modern, siç u premtuan shkupjanëve kur kërkuan besimin e tyre. Kryetarët e paaftë të DPMNE-së e kthyen Shkupin pas 60 vitesh” – tha Darko Kaevski.