LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Për vetëm dy vite vendi ynë është shembull në rajon

LSDM: Për vetëm dy vite vendi ynë është shembull në rajon

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “e bllokuar nga mbrojtja e krimit të Gruevsklit, partia OBRM-PDUKM mbetet e vetmuar në politikë anti-shtetërore dhe anti-evropiane”.

OBRM-PDUKM, sipas kësaj partie, nuk mund të pranojë se e gjithë bota evropiane dhe demokratike i vlerëson sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për dy vite shtet të kapur, vendi ynë, sot është shembull në rajon. Ky është dallimi i madh mes OBRM-PDUKM-së shkatërruese dhe puna përgjegjëse e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM”, thonë nga kjo parti.


Ata shtojnë se se në vend që kjo parti opozitare të mbaj konferenca të kota për shtyp të ballafaqohet me faktet që janë vendosur në raportin më pozitiv në historinë e shtetit tonë nga Komisioni Evropian.

“Ka rritje të konsiderueshme ekonomike, është rritur paga mesatare dhe minimale, pas 11 viteve stagnim kemi rritje të BPV-së për 3.7 për qind, pa u shpenzuar denarë për promovim, kemi numër rekord të investimeve të huaja prej 625 milionë euro”, thonë nga LSDM.

Vetëm Mickoski, sipas LSDM-së, dhe OBRM-PDUKM nuk kanë guxim ta urojnë raportin më pozitiv që nga pavarësia. Pë ato më e rëndësishmja është mbrojtja e krimit të kryetarit të nderit në arrati, Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori