LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit s’ju pengon emri kushtetues, por progresi drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian

LSDM: OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit s’ju pengon emri kushtetues, por progresi drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Patriotizmi i rremë dhe dyfytyrësia e OBRM-PDUKM-së edhe njëherë u pa kur në Kuvend, dpuetetë e partisë opozitare nuk votuan për Ligjin për mbrojtje, që është i rëndësishme për anëtarësimin tonë në NATO”.

“Deputetët e OBRM-PDUKM-së votuan për Ligjin për shërim në ARM, ku qëndron Maqedonia e Veriut, por e problematizonin Ligjin për Mbrojtje, që është tepër i rëndësishëm për integrimin në NATO”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, dyfytyrësia e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së nuk ka faj dhe se vet ata, sipas LSDM-së, kanë vërtetuar se nuk ju pengon emri kushtetues por progresi i shtetit drejt anëtarësimit në NATO.


“Me këtë bien në ujë të gjithë deklarimet e rreme dhe manipulimet të ekzekutuesit Hristijan Mickoski, se me votimin për Ligjin për Mbrojtje votohet për ndryshimin e emrit të armatës”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski dhe partia e tij nuk kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve përveç patriotizmit të rremë dhe Maqedonia e Veriut ecën drejt NATO-s dhe BE-së dhe nuk ka kthim prapa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori