LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM është kundër çdo projekti strategjik

LSDM: OBRM-PDUKM është kundër çdo projekti strategjik

Si shumë herë më parë, OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është kundër zbatimit të projekteve strategjike në vend, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është arsyeja pse OBRM-PDUKM po përhap qëllimisht të pavërteta për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, projekti më i madh me vlerë 1.3 miliardë euro.

Nga këto mjete, mbi 600 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë vendase të ndërtimit.


Janë krejtësisht të pasakta pretendimet e OBRM-PDUKM-së se shteti do të paguajë gjoba nëse në Kuvend nuk kalon pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve.

Si çdo marrëveshj tjetër ku Investitori dhe Kontraktuesi kanë të drejtat dhe detyrimet e veta, Kontraktuesi mund të punojë në kushte ku zbatohen dispozitat ekzistuese ligjore, por në atë rast afati i ekzekutimit do të ishte më i gjatë.

Gjithashtu është e pavërtetë pretendimi se ndryshimi i zgjidhjeve ligjore cenon të drejtat e punëtorëve.

Bëhet fjalë për ndryshime të propozuara në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës që i referohen vetëm projekteve me interes strategjik dhe kombëtar, gjegjësisht bëhet fjalë për një zgjidhje me të cilën punëtorët e ndërtimit që punojnë në këtë lloj projekti do të marrin kompensim 50% më shumë për çdo orë të punës në javë dhe do të marrin kompensim për punën jashtë orarit të punës në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës”, sqarojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se dhe ajo që është më e rëndësishmja, e gjithë kjo do të ndodhë vetëm me pëlqimin paraprak me shkrim të vetë punonjësit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori