LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM dhe “E Majta” po nxisin konflikte ndëretnike

LSDM: OBRM-PDUKM dhe “E Majta” po nxisin konflikte ndëretnike

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “OBRM-PDUKM është e dëshpëruar dhe kështu bëhet gjithnjë e më radikale dhe më ekstreme në paraqitjet e saj”.

LSDM i akuzon OBRM-PDUKM-në dhe “Të majtën” se nxisin konflikte ndëretnike.

“Gjithçka që bën kjo parti është gara për ekstremizëm me partinë tjetër “E Majta”, të cilës i është bërë rob. Në këtë drejtim është edhe pohimi i nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski, i cili nga Kuvendi kërcënohet me luftëra dhe konflikte. Kështu thuhet në komunikatën e sotme për media të LSDM-së”.


“Në vitin 2023, përfaqësues të lartë të OBRM-PDUKM-së kërcënohen me luftëra dhe konflikte, gjë që e konfirmon shkallën e dëshpërimit dhe dobësinë në partinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski. OBRM-PDUKM dhe ‘E Majta’ janë të gatshme të shtyjnë shtetin në kaos dhe prishje të rendit, në konflikt ndëretnik, ata u përpoqën ta bëjnë këtë edhe gjatë kohës së propozimit evropian, edhe tani kur shteti përsëri është para vendimeve kyçe, ata përsëri kërcënohen”.

“Por sado që të dëshirojnë skenare të tilla, LSDM, qytetarët, të gjitha forcat demokratike nuk do të lejojnë kjo të ndodhë. Destruktimet dhe kërcënimet e OBRM-PDUKM-së dhe të Majtës përsëri do të mposhten”, thuhet në kumtesën e LSDM.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori