LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM akuzon SHBA-në për korrupsion

LSDM: OBRM-PDUKM akuzon SHBA-në për korrupsion

OBRM-PDUKM kundërshton haptazi investimin historikisht më të madh në infrastrukturën rrugore në vend – ndërtimin e pjesëve të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, për të cilat flitet me dekada dhe tani po realizohen, thonë nga LSDM.

“Në mënyrë skandaloze dhe të papërgjegjshme, OBRM-PDUKM, partia peng e së “Majtës” pro-ruse, përhap gënjeshtra dhe akuzon SHBA-në dhe kontraktorin Bechtel për korrupsion.

OBRM-PDUKM mbetet simbol i komisioneve nga autostradat kineze, simbol i korrupsionit dhe krimit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/