LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Nuk do të lejojmë që i akuzuari Gruevski ta falimentojë FSPI-në

LSDM: Nuk do të lejojmë që i akuzuari Gruevski ta falimentojë FSPI-në

Politikat e dëmshme ekonomike të të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe banda e tij kanë bërë një vrimë në Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor dhe kanë rrezikuar funksionimin e fondit. Shprehim shqetësim rreth situatës së Bankës Botërore, e cili konfirmoi se deficiti në FSPI vazhdimisht është në rritje, reagojnë Social Demokratët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vitin e ardhshëm, edhe 452 milionë euro, ose mbi 45% e pensioneve do të paguhen drejtpërdrejtë nga buxheti. OBRM-PDUKM nuk e ka idenë e sistemit të qëndrueshëm pensional dhe vetëm interesi është sesi momentalisht të sajoj vrima. Askush në OBRM-PDUKM, kurse aq më pak njerëzit rreth të pandehurit kriminel Nikolla Gruevski, nuk kujdesen për qëndrueshmërinë e FSPI-së në afat të mesëm dhe afat të gjatë.

Më 11 dhjetor vjen një qeveri e re e përgjegjshme që përmes politikave të shëndosha ekonomike do të inkurajojë hapjen e vendeve të punës së vërtetë që do të sigurojë stabilitet për FSPI-në, si dhe standarde më të mira jetese për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke përfshirë pensionistët”, thuhet në reagimin e partisë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori