LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Në mars rritje e re, paga minimale do të jetë mbi 20 mijë denarë

LSDM: Në mars rritje e re, paga minimale do të jetë mbi 20 mijë denarë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se përmes politikave të përgjegjshme, efikase dhe në kohë ekonomike dhe para kohe i bën premtimet e bëra për qytetarët.

Nga kjo parti thonë se paga minimale e muajit të ardhshëm do të rritet me mbi 2,000 denarë dhe do të jetë 20.175 denarë (326 euro).

“Me këtë para kohe, LSDM realizon premtimin e bërë për qytetarët në vitin 2020 për pagë minimale prej 20,000 denarë deri në fund të mandatit. Më parë, gjithashtu në vitin e gjysmë të përfundimit të afatit, u bë premtim tjetër kyç për pagë mesatare prej 34,000 (550) denarë”.


“28 muaj nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie, në dhjetor 2022, paga mesatare u rrit në 34.364 denarë. Premtimet për pagë minimale mbi 20,000 denarë dhe pagë mesatare prej mbi 34,000 denarë u bënë gjatë krizës ekonomike, të energjisë dhe post kovidit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/