LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski të pranojë ftesën për seancë të mbyllur në Kuvend, të tregoj se cili është plani për eurointegrimet

LSDM: Mickoski të pranojë ftesën për seancë të mbyllur në Kuvend, të tregoj se cili është plani për eurointegrimet

OBRM-PDUKM dhe Qeveria e kanë për detyrë ta informojnë Kuvendin dhe deputetët për hapat e ardhshëm në lidhje me integrimin në BE pasi që e ndërprenë plotësisht procesin dhe Shqipëria u shkëput nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së, thonë nga LSDM.

“Qytetarët nuk guxojnë të mbeten pa perspektivë të qartë, as OBRM-PDUKM nuk ka të drejtë që në mënyrë të njëanshme t’i ndërpresë negociatat, pa thënë qartë se cila është alternativa. Ata premtuan kushte më të mira në negociata, premtuan ndryshim të kornizës së negociatave, premtuan diplomaci të mençur. Nuk ka asgjë nga kjo tani për tani dhe nuk duhet të vazhdojnë në këtë mënyrë, pa plan dhe pa strategji.

Nëse anulohen integrimet në BE, të thonë se çfarë alternativë ofrojnë për zhvillimin afatgjatë të vendit. Nëse nuk anulohen, duhet të thonë se cili është plani, çfarë hapash konkretë po ndërmerren, cilat janë afatet dhe çfarë mund të presin qytetarët për këtë çështje.


Në seancën e mbyllur presim që ata të paraqesin informacion të detajuar se cilët anëtarë mbështesin idenë e qeverisë për ndryshimin e kornizës së negociatave, për të thënë pse partneri strategjik Hungaria votoi për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe cilat janë strategjitë diplomatike me të cilat ata planifikojnë të përmirësojnë pozicionin e tyre dhe të shkëputin negociatat”, shtoi partia opozitare”, thonë nga LSDM.

LSDM, siç theksojnë nga partia, do të veprojë në mënyrë konstruktive në Kuvend dhe do të mbështesë çdo ide të sinqertë për tejkalimin e kësaj gjendjeje status quo në të cilën jemi futur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori