LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski qëllimisht gënjeu se shteti ka vetëm 100 teste për coronavirus

LSDM: Mickoski qëllimisht gënjeu se shteti ka vetëm 100 teste për coronavirus

Nëpërmjet një njoftimi, LSDM shprehet se “frustrimet dhe dëshpërimi nuk kanë fund te Hristijan Mickoski i cili në krizën më të madhe shëndetësore vazhdon të thotë dezinformata”.

“I gjithë shteti, institucionet, qytetarët, zyrtarët, të gjithë po luftojnë kundër coronavrisutit, vetëm i frustruari Mickoski po shpërndan lajme të rreme dhe panik”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, me një sjellje të tij dhe me shpërndarjen e vetëdijshme të lajmeve, Mickoski është i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve dhe se lajmet e rreme të Mickoskin, sipas LSDM-së, janë pasqyrim i paaftësisë dhe papërgjegjësisë.


“S’është e saktë se nuk ka testime për coronavirus, është e pavërtetë e ndyrë e Mickoski e cila u demantua nga Ministria e Shëndetësisë”, shprehen nga LSDM duke shtuar se në shtet ka mjaftueshëm testime dhe vetëm 4.500 ka Instituti Për Shëndet Publik./Telegrafi/