LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski mbetet i vetëm në mbrojtjen e kriminalitetit të Gruevskit, amnisti nuk do të ketë

LSDM: Mickoski mbetet i vetëm në mbrojtjen e kriminalitetit të Gruevskit, amnisti nuk do të ketë

LSDM-ja akuzon kryetarin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski se përsëri flet me zërin e Gruevskit.

“Për qytetarët është e qartë se çfarë dëshiron Mickoski: e para, Maqedonia t’i mundësojë amnisti Nikolla Gruevskit dhe e dyta, Maqedonia të heq dorë nga NATO dhe BE, të heq dorë nga interesat madhore strategjike”, thonë nga LSDM duke shtuar se as njëra dhe as tjetra nuk do të ndodhin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së shumica dërmuese e mbi 80% e qytetarëve janë për NATO dhe BE dhe ky përcaktim strategjik i Maqedonisë është interes madhor dhe duhet të respektohet. Mickoski, sipas LSDM-së, mbetet në mbrojtjen e kriminaliteteve të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij.


Mickoski letër të hapur Zaevit: Frikësoheni nga zgjedhje të lira dhe demokratike
Lexo po ashtu Mickoski letër të hapur Zaevit: Frikësoheni nga zgjedhje të lira dhe demokratike

“Nëse kryesia e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski me çdo çmim përpiqen ta bllokojnë të ardhmen, atëherë dalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara menjëherë. Nga vullneti i qytetarëve nuk mund të iket”, kumtojnë nga LSDM-ja.

Në fund të kumtesës, LSDM-ja thotë se amnisti nuk do të ketë për asnjë dhe se Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori