LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski iu nënshtrua kërcënimeve të tregtarëve dhe sërish gënjeu qytetarët

LSDM: Mickoski iu nënshtrua kërcënimeve të tregtarëve dhe sërish gënjeu qytetarët

Shtyrja e zbatimit të masës së ngrirjes së marzhit konfirmon atë që LSDM e ka thënë me muaj të tërë: Mickoski nuk është as lider dhe as nuk ka kapacitet të përballet me sfidat ekonomike. Pas tetë muajsh që nuk kishte marrë asnjë masë për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, më në fund, nën presionin e fortë të opinionit, ai guxoi të shpallë masën e propozuar nga LSDM për ngrirjen e marzheve. Por kryeministri i frikësuar dhe i shantazhuar vendosi të shtyjë masën vetëm në një ditë pasi u kërcënua nga tregtarët. Mickoski është një frikacak politik të cilit i mungon guximi për të zbatuar çdo gjë në interes të qytetarëve, akuzojnë nga LSDM.

“Kërcënimet e shitësve me pakicë për të pushuar nga puna 5000 punëtorë janë pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë së qeverisë OBRM-PDUKM-së për të ndjekur një politikë ekonomike që do të mbrojë qytetarët, por edhe do të sigurojë stabilitet për punëtorët dhe kompanitë. Kështu ndodh kur Mickoski, në vend që të jetë lider, vepron si vëzhgues në vendin që drejton.

LSDM, sa ishte në pushtet, arriti të sjellë masa që kontrolluan krizën e çmimeve pa lejuar pushime nga puna apo dëmtime të kompanive? Sepse ne kemi luftuar për interesat e qytetarëve, por edhe për stabilitetin e tregut.


Negociuam, morëm vendime që ishin të shëndosha dhe të drejta për të gjithë, për qytetarët, për punëtorët dhe për kompanitë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/