LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski është i rrethuar me kriminelë dhe udhëheq parti kriminale

LSDM: Mickoski është i rrethuar me kriminelë dhe udhëheq parti kriminale

Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se rasti me përmendoret e Shkupi 2014 tregon edhe një herë se OBRM-PDUKM nuk është asgjë tjetër përveç se një parti kriminale.

“Gruevski, Zoran Stavreski, Elizabeta Kançevska Milevska, Violeta Alarova, Vladimir Todoriviq janë disa nga personat të cilët akuzohet në “Feniks”. Këto persona përmes projektit kriminal Shkupi 2014, kanë larë rreth 16 milionë euro për përmendoret e personaliteteve historike”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se patriotizmi i OBRM-PDUKM-së dëshmohet përmes pasurimit joligjor përmes përmendoreve të Goce Dellçevot, Lekës së Madh, mbretit Samoil dhe përmendoreve të tjera.


“Në radhët e OBRM-PDUKM-së ende ka deputetë të akuzuar si Igor Janushevi dhe Milloshoski. I rrethuar me figura kriminale dhe persona të dënuar, duke qëndruar në pronën e fituar në mënyrë kriminale, Mickoski duhet të japë dorëheqje nga pozita e kreut të OBRM-PDUKM-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori