LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski dhe Çulev janë të papërgjegjshëm, zgjedhjet janë zgjidhje për sjelljen e tyre

LSDM: Mickoski dhe Çulev janë të papërgjegjshëm, zgjedhjet janë zgjidhje për sjelljen e tyre

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM është parti e papërgjegjshme. Lideri i tyre Hristijan Mickoski dhe ministri i tyre teknik, Naqe Çulev po silen në mënyrë destruktive gjatë gjithë kohës së pandemisë”.

“Përderisa ministri Venko Filipçe i mobilizoi institucionet shëndetësor që në mënyrë të suksesshme menaxhojnë me coronaviriusin, kuadrot e OBRM-PDUKM-së bëjnë politikë, shpërndajnë panik dhe krijojnë lajme të rreme. E ka të qartë Mickoski se qytetarët do ta dënojnë në zgjedhje sjelljen e tij johumane dhe të papërgjegjshme gjatë krizës shëndetësore”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë personalisht Mickoski ka gënjyer opinionin duke thënë se shëndetësia nuk ka testime dhe me qindra mijëra punëtorë kanë mbetur pa punë ndërsa ai gjatë gjithë kohës nuk respektonte masat dhe shkonte në fitnes gjatë ndalesës.


Çulev, sipas LSDM-së, gjithë mandatin ishte në mbrojtje të krimit të shefit të Mickoskit dhe me veprimet e tij të mosdënimit të qytetarëve të papërgjegjshëm rrezikoi shëndetin e qytetarëve.

“Policia nuk i dënon personat që nuk respektojnë vetizolimin, nuk i dënon ata në liturgjinë në Strugë, tifozët para kishës ‘Sveti Spas’, pjesëmarrësit e valles në Çair, qytetarë nuk mbajnë maska dhe nuk respektojnë largësinë trupore”, shprehen nga LSDM.

Ata thonë se zgjedhjet nuk duhet të jenë problem dhe se janë zgjidhje për sjelljen joserioze të Mickoskit dhe Çulev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori