LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mësuesit të udhëhiqen nga interesat e fëmijëve, OBRM-PDUKM të ndalë partizimin e grevës

LSDM: Mësuesit të udhëhiqen nga interesat e fëmijëve, OBRM-PDUKM të ndalë partizimin e grevës

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj grevës së mësimdhënësve e cila sot është në ditën e dytë. Në komunikatë thuhet se e drejta për arsimim është e drejtë e garantuar me kushtetutë, prandaj ka ftuar mësimdhënësit që të vendosin interesin e nxënësve si prioritet, duke përmendur edhe rritjen graudale të pagave që LSDM ka bërë në arsim.

“Nevoja për një vlerësim dinjitoz të punës së mësuesve është e qartë, por në interes të nxënësve. Ajo çka është e rëndësishme momentalisht është që mësimdhënia të vazhdoj dhe mos të këtë ndërprerje. E drejta për arsimim është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë e çdo fëmije. Prandaj u bëjmë thirrje arsimtarëve që në radhë të parë ta vendosin interesin e fëmijëve. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja gjithmonë i ka dëgjuar mësimdhënësit. Në 3 vitet e fundit, tre herë kemi rritur të ardhurat personale të mësuesve me 21%”.

“Pagat e punëtorëve në çerdhe janë rritur për më shumë se 21%, që mesatarisht do të thotë rritje nga 4.300 denarë në 5.700 denarë për edukatoret, që historikisht është rritja më e madhe deri më tani për këtë staf. Rritja e pagës minimale është përcjellë me harmonizimin e të gjitha pagave, në përputhje me Ligjin për pagën minimale”, thuhet në komunikatë.


LSDM ka reaguar dhe ndaj faktit që sipas tyre OBRM – PDUKM po bën partizim të situatës së grevës, duke e cilësuar si parti e cila e fundit ka drejtë të flas lidhur me situatën e arsimit në vend.

“Në të njëjtën kohë kur OBRM – PDUKM ka një vit të tërë duke bllokuar Ligjin për mësimdhënësit, i cili ndër të tjera parasheh paga më të larta, po e njëjta parti politizon grevën e SASHK-ut në dëm të mësimdhënësve dhe nxënësve. Është partia e fundit që mund të flasë për arsimin apo pagat e mësuesve. Zgjidhjet janë të mundshme vetëm përmes dialogut social të sindikatave dhe institucioneve kompetente”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se greva e SASHK-ut nisi dje në të gjitha institucionet edukativo – arsimore në Maqedoninë e Veriut dhe sipas raportimeve zyrtare nga SASHK, e njëjta është realizuar me 100% bojkot.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori