LSDM-ja vazhdon të theksojë qëndrimin e partisë kundër hapjes së minierave duke mos humbur rastin për të quajtur hipokrizi reagimet e OBRM-PDUKM-së. Snezhana Kalevska- Vançeva nga kjo parti përsëriti sot edhe njëherë se vendimi për dhënien e koncesioneve është nënshkruar në vitin 2012 nga Zoran Stavrevski, në atë kohë nënkryetarë i Qeverisë dhe krahu i djathtë i Nikolla Gruevskit.
“Vendimi për dhënien e koncesionit për minierën e bakrit dhe arit në Ilovicë është marrë më 16 qershor 2012 dhe atë vendim e ka nënshkruar Zoran Stavrevski, atëherë nënkryetar i Qeverisë dhe krahu i djathtë i Nikolla Gruevskit. Para dhënies së koncesionit, kishte mendime pozitive nga disa organe shtetërore, ku nënshkroi Mile Janakieski, atëherë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Ljupço Dimovski, atëherë ministër i Bujqësisë. Meqenëse është procedurë me tre hapa, mendim pozitiv ka dhënë edhe Vllado Misajlovski, i cili aktualisht është nënkryetar i OBRM-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Hristijan Mickoskit. Prandaj, para se të shtiret si i shqetësuar, Mickoski duhet ta pyes nënkryetarin e tij për minierën në Ilovicë”, deklaroi Snezhana Kalevska Vançeva – LSDM.
Reaguan nga OBRM-PDUKM, nga ku thonë se nëse LSD dhe BDI do të ishin kundër hapjes së një miniere në Ilovicë, nuk do të kishin vendosur në seancë të qeverisë se si t’ia mundësonin biznesmenit Destani hapjen e saj. Sipas tyre, ajo që po shohim tani është një tentativë për të shmangur përgjegjësinë.
“LSD duhet të përgjigjet se si pas hyrjes së Destanit në Euromax Resources u ringjall ideja për minierën në Ilovicë? Sa milionë euro janë gati të japin këtë herë? Pse realizojnë ëndrrat e biznesit të shefit të tyre në Qeveri? Populli është në pritje të këtyre përgjigjeve”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga kompania “Euromax Recources” thonë se tashmë ka dërguar një njoftim zyrtar në Qeveri dhe tani mund të inicojë arbitrazh ndërkombëtar në çdo kohë. Nga kompania thonë se të gjitha palët e përfshira mund t’i nënshtrohen veprimeve të drejtpërdrejta juridike nëse në procedurë ligjore tregohet se vendimi i ri është në kundërshtim me rregullativën ligjore pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ose është i motivuar politikisht. Madje ata paralajmëruan se edhe disa ministra mund t’i nënshtrohen veprimeve të drejtpërdrejta ligjore. Për Euromax-in vendimi është marrë pa bazë ligjore dhe kësaj i kanë paraprirë deklaratat e disa prej ministrave në Qeveri se janë personalisht kundër hapjes së një miniere në Ilovica. Këto deklarata dhe transkriptet nga seancat e qeverisë ku janë marrë vendimet mund të përdoren në procese gjyqësore kundër shtetit, paralajmëroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën për media pas vendimit për tërheqjen e bashkimit të koncesioneve. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania