LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së vetëm kërkojnë para nga Qeveria dhe nuk punojnë asgjë

LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së vetëm kërkojnë para nga Qeveria dhe nuk punojnë asgjë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se kryetarët e komunës së OBRM-PDUKM-së nuk kanë punuar asgjë në 100 ditët e para të mandatit.

Nga kjo parti thonë se qytetarët janë dëshmitarë për siç thonë, partizimin e komunave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E vetmja gjë që po bëjnë është papunësia, mungesa e projekteve dhe kërkesave për ndihmë financiare, ndërkohë që nuk kanë asnjë iniciativë për t’u përfshirë në përballjen e krizës ekonomike dhe energjetike. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdimisht po mbulon paaftësinë e tyre. Kështu ishte edhe me ngrohjen në Shkup, kështu që me masat për krizën energjetike, komunat e OBRM-PDUKM-së nuk morën asgjë për qytetarët”.


“Ata trashëguan buxhete të plota dhe një sërë projektesh të nisura nga pushtetet e mëparshme vendore dhe ato të mbështetura nga pushteti qendror, por nuk realizuan asgjë. Danela Arsovska është shembulli i parë i papunësisë dhe paaftësisë. Ajo nuk bëri asgjë për tre muaj, përveçse rrafshoi pusetën dhe vendosi tualete të lëvizshme dhe u deklarua e paaftë për gjithçka tjetër”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori