LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM kanë dështuar plotësisht, nuk ka projekte, por vetëm borxhe të reja

LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM kanë dështuar plotësisht, nuk ka projekte, por vetëm borxhe të reja

Kryetarët e OBRM-PDUKM-së kanë dështuar plotësisht, praktimi i qeverisjes lokale nga ana e tyre është reduktuar në papërgjegjësi, paaftësi, nepotizëm, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Në vend të projekteve, qytetarët marrin vetëm borxhe të reja dhe shërbime më të shtrenjta lokale.

Shërbime më të shtrenjta komunale, ujë dhe parking paguajnë qytetarët e komunës së Prilepit, shërbimet komunale janë rritur edhe në Gjevgjeli, Manastir, Veles, Radovish, Zërnovcë, Ohër dhe në komunat tjera të menaxhuara nga OBRM-PDUKM.


Në komunën e Shtipit është rritur tatimi i shitjes, transporti me taksi dhe tarifa për mbeturinat.

Njëkohësisht me obligacionet komunale për shuma milionëshe, po i fusin në borxhe komunat që konsiderohen si më të qëndrueshme financiarisht.

Prilepi dhe Gjevgjelia janë të fundit në vargun e komunave të udhëhequra nga OBRM-PDUKM, të cilat në afat më të gjatë po i fusin në borxh qytetarët.

Në kohën e krizës së madhe ekonomike kur Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja zvogëlon çmimet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, kryetarët e komunave nga OBRM-PDUKM, të udhëhequr nga “shpic kryetari i komunës” Hristijan Mickoski, godasin xhepat e qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori