LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ka shumicë parlamentare për ta rritur pagën minimale

LSDM: Ka shumicë parlamentare për ta rritur pagën minimale

Deputetja nga radhët e LSDM-së Daniella Nikollova sot në një konferencë për media tha se ka shumicë parlamentare për ta rritur pagën minimale në 18.000 denarë dhe për të miratuar ligje që do ta bëjnë të dielën ditë jopune.

“Në të njëjtën periudhë e kemi rritur pagën minimale nga 9.000 denarë në 15.400 denarë. Do ta rrisim në 18.000 denarë. Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja është zotuar dhe do të sigurojë miratimin e amendamenteve të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, me të cilat parashihet që 92 për qind e të punësuarve të pushojnë të dielën dhe 8 për qind të punëtorëve të punojnë të dielën për të marrë shtesë deri në 100 për qind.

Punëtorët dhe sindikatat kanë të drejtë kur kërkojnë zhbllokimin e ligjeve që janë në interes të punëtorëve”, tha Nikollova.


Ajo i bëri thirrje opozitës që të mos bllokojë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për marrëdhëniet e punës dhe zgjidhjeve tjera ligjore në interes të punëtorëve.

Ajo thotë se shumica parlamentare do të sigurojë që e diela të jetë ditë pune.

“Bllokadat dhe pengesat e opozitës së udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të mposhten sërish. LSDM dhe shumica parlamentare do të sigurojnë të dielën ditë jopune, paga më të larta për punëtorët dhe si edhe më parë do të vazhdojnë të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shtoi Nikollova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori