LSDM: Është tronditëse që Miteva dhe Qeveria konsiderojnë se për sigurinë dhe paqen në vend nuk nevojitet takim i liderëve

Nga LSDM thonë se është tronditëse që Qeveria dhe Miteva dalin me qëndrimin se çështjet e sigurisë, paqes dhe të ardhmes së vendit tonë nuk janë aq të rëndësishme për një takim të liderëve, sidomos në kushtet kur çdo ditë ka incidente të reja të armatosura në rrugë dhe tensionet në rritje që nxisin marrëdhëniet ndëretnike.
“Dje ka pasur përsëri të shtëna në Çair, ka edhe të lënduar, vetëm një ditë më parë janë djegur automjetet dhe një dyqan në Kumanovë dhe para kësaj ka pasur të shtëna në mes të Shkupit. Mbi 25 incidente me armë zjarri kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.
Në anën tjetër ka pasur incidente të rënda me djegien e flamurit kombëtar të Maqedonisë, fëmijë me uniforma ushatarak në shkollë, thirrje për revanshizëm dhe tensione shtesë. Nxiten seriozisht pasionet që ndikojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, të cilat janë themeli i stabilitetit të vendit.
Prandaj është e nevojshme që të gjithë aktorët politikë relevantë të marrin përgjegjësinë për qetësimin e tensioneve në rritje dhe sigurimin e stabilitetit.
A e konsideron normale qeveria që në një situatë kaq të rëndë Kryeministri nuk e sheh nevojën e një takimi të lidrëve?”, pyesin nga LSDM.
Nga atje shtojnë se duhet dialog urgjent politik për të kapërcyer krizën aktuale, për të qetësuar atmosferën e elektrizuar dhe për të dërguar një mesazh të qartë për opinionin për qetësi dhe stabilitet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë