LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për vdekjen e foshnjës në Klinikën e Fëmijëve

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për vdekjen e foshnjës në Klinikën e Fëmijëve

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një njoftim për media thotë se po i ndjekin informacionet për vdekjen tragjike të foshnjës 14 muajshe në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve.

Nga LSDM thonë se Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet kompetente duhet urgjentisht të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.

“Informacionet e konfirmuara se foshnjës i është refuzuar shtrimi në spital janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ky është rasti i dytë tragjik brenda një jave në objektet shëndetësore. LSDM kërkon analizë më të thellë dhe transparencë të plotë në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë. Publiku meriton të dijë se ku janë bërë dështimet”.


“Në 7 vitet e kaluara, me kujdes të vërtetë dhe masa adekuate, LSDM arriti disa herë ta zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë tek të sapolindurit. Në vitin 2016, shkalla e vdekshmërisë ishte e lartë në 25%, në vitin 2021 u ul në 8.9% dhe në 2023 në rreth 5%.
Shifrat janë ulur gradualisht me kalimin e viteve, gjë që tregon për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për nënat dhe të porsalindurit”.

“LSDM e uli vdekshmërinë neonatale për 5 herë, në vitin 2015 ishte 6,8%o dhe në vitin 2022 u reduktua në vetëm 1,4%o. Në vitin 2015, në kohën e OBRM-PDUKM-së, vdekshmëria perinatale ishte 12.8%o, ndërsa në vitin 2022 u reduktua në 6.9%o”.

“Ndaj, kjo që po ndodh tani është jashtëzakonisht shqetësuese dhe autoritetet duhet të marrin masat e duhura për të parandaluar sërish rritjen e vdekshmërisë së foshnjave”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori