LAJMI I FUNDIT:

LSDM dhe OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj protestës së sotme në Ohër

LSDM dhe OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj protestës së sotme në Ohër

OBRM-PDUKM-ja konsideron se kjo që po ndodh sot paraqet një dhunim të popullit maqedonas, të kaluarës së tij antifashiste, siç shprehen nga opozita maqedonase, përmes imponimit të vlerave të Rajhut të tretë, që fshihen pas vlerave evropiane. Përfaqësuesja e Bashkësisë Hebraike dhe Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Rashela Mizrahi rikujtoi se Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte humbur 7.000 hebrenj që nga Bullgaria fashiste ishin deportuar në kampin Treblinka.

“Viteve të fundit në skenën politike të Maqedonisë dhe Bullgarisë gjithnjë e më të dukshme bëhen aktorët që angazhohen për rishikimin e historisë, fakteve historike për holokaustin e hebrenjve të Maqedonisë. Kjo në tërësi është kontradiktore me Rezolutën e OKB-së për parandalimin e mohimit të holokaustit nga 22 Janari 2022”, deklaroi Rashela Mizrahi- deputete nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Socialdemokratët kanë dënuar provokimet gjatë protestës në Ohër duke pohuar se lufta antifashiste ka një rëndësi të madhe për vendin. Sipas LSDM-së, duhet të gjendet zgjidhje institucionale për të mbyllur këto cështje, që sipas tyre janë sporadike dhe të shkaktuar nga interesi I palës së tretë.


“Ekzistojnë individë dhe parti të cilët duan që dy vendet të mbeten në konfikt të përhershëm që nuk do të rezultojë me asgjë të mirë. Është fakt që në ligjet tona ka mangësi të caktuara, për cka duhen ndryshime ligjore. Tashmë Ministria e Drejtësisë është duke punuar për ligj të ri dhe bëjmë thirrje që përmes debatit publik të shqyrtohet dhe të arrihet tek zgjidhja më e mirë përmes një procesi inkluziv. Padyshim se duhet të harmonizohet me rregullativën e BE-së”, deklaroi deputeti nga radhët e LSDM-së Nenad Kociq.

Ndryshe, Grupi Parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të dorëzojë Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shoqata dhe Fondacione, siç thonë nga opozita, që jo vetëm se do të parandalohej që në të ardhmen të formohen kuazi klube kulturore por të mundet të reagohet edhe për ato ekzistuese, që siç thotë OBRM-PDUKM-ja Qeveria e LSDM-së ka lejuar të regjistrohen.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori