LAJMI I FUNDIT:

LSDM anulon të gjitha aktivitetet partiake për shkak të coronavirusit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i anuloi të gjitha aktivitetet për ditët e ardhshme. Gjithashtu janë anuluar të gjitha aktivitetet që ishin në agjendë partiake me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit.

“Edhe pse ishin caktuar takime me kryetarin Zoran Zaev me disa oda ekonomike, dhe nesër dhe pasnesër ishin paraparë disa aktivitete partiake, udhëheqësia e LSDM-së vendosi që të anulohen aktivitetet për shkak se s’ka vlerë më të madhe se sa shëndeti”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupçe Nikolloski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me kongresin e djeshëm të LSDM-së në një hotel nv Shkup, ku të pranishëm ishin qindra delegatë, mysafirë dhe gazetarë, Nikollovski vërtetoi se anëtarët e partisë më herët kishin nënshkruar deklarata se nuk kanë udhëtuar në rajonet e rrezikshme dhe shtetet që janë të rrezikshme nga infeksioni.


“Gjatë kongresit u respektuan të gjitha rekomandimet. Delegatët para se të hynë në kongres nënshkruan deklarata se nuk kanë qenë në rajonin ku ka përfshirë coronavirusi”, tha mes tjerash Nikollovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Lajme
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori