LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi dolën në mbrojtje të Nikolla Gruevskit

LSDM: Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi dolën në mbrojtje të Nikolla Gruevskit

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili gjatë ditës së djeshme theksoi se Nikolla Gruevski është diskriminuar gjatë prcocesit të gjykimit ndaj tij.

Nga LSDM thonë se “Komisioni i partizuar është nën kontroll të OBRM-PDUKM-së dhe kanë keqpërdorur pozitën për t’u vendosur në mbrojtje të krimit të Gruevskit dhe Mickoskit”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Njëjtë sikur ushtari antiperëndimor Hristijan Mickoski, në vend që të vendosin në interes të qytetarëve, ky komision i partizuar ka vepruar sipas urdhrave të OBRM-PDUKM-së anti-perëndimore”, thonë nga LSDM.


Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi vlerëson se Gruevski është diskriminuar në gjykatë
Lexo po ashtu Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi vlerëson se Gruevski është diskriminuar në gjykatë

Sipas tyre, anëtarët e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi janë zgjedhur në janar të vitit 2016 pa praninë e opozitës së atëhershme.

“Personat e afërt me Nikolla Gruevskin, Aleksandar Spasenovski, Aleksandar Dashtevski dhe Toni Naunoski kanë dalur në mbrojtje të tij”, theksojnë nga LSDM.

Ata në fund shtojnë se ky është edhe një konfirmim se reformat në Komisionin për Mbrojtje dhe Diskriminim janë të nevojshme urgjentisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori