LAJMI I FUNDIT:

LSDM: 20 mijë euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington

LSDM: 20 mijë euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington

Nga partia opozitare LSDM thonë se kanë zbuluar shumën e saktë të biletave të udhëtimit, të delegacionit qeveritar që mori pjesë në Samitin e Uashingtonit.

Sipas LSDM-së, të gjithë kanë udhëtuar në biznes-klasë kurse 4 deri 5.000 euro ka kushtuar një biletë e udhëtimit.

“Sipas informatave tona, për Mickoskin është porositur biletë biznesi me çmim kthyes 237.0072 denarë ose 4.000 euro. Por, kjo nuk është bileta më e shtrenjtë e udhëtmit. Bileta e Ministrit të Mbrojtjes, Vlado Misajlovski është paguar madje 280.000 denarë, kurse dy biletat tjera të Toshkovskit dhe Mucunksit janë paguar nga 4.500 euro secila. Thuajse 20.000 euro u ka kushtuar qytetarëve udhëtimi komod i Mickoskit dhe Ministrave në Uashington”, tha Kuzeska.


LSDM-ja vazhdon të insistojë në përgjigje nga OBRM-PDUKM-ja nëse Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, përmes të ashtuquajturës dhuratë prej 325.000 eurove, sic thonë socialdemokratët, ka bërë larjen e parave të zeza.

Sipas LSDM-së, ai është dënuar për keqpërdorim të funksionit, duke përmendur rastin me autobusët kinez.

“Vetëm përmes dhuratës së pretenduar Janushevi muna ta fsheh origjinën e parave ose ta fsheh burimin e mjeteve. Vetëm në këtë mënyrë Janushevi mund t`i legalizojë paratë e zeza. A janë këto paratë nga autobusët kinez ku përfitoi vetëm regjimi i OBRM-PDUKM-së, kurse qytetarët fituan transport të pasigurt publik? Kush dhe pse i ka dhuruar Janushevit 325.00 euro? Si i ka fituar ai person paratë dhe sa mund të jetë fitimi i tij që të mund të bëj dhuratë prej 325.00 eurove?”, thanë nga LSDM.

Socialdemokratët shtrojnë pyetjen nëse përfundimisht do të nisin të reagojnë institucionet dhe presin prononcimet e Prokurorisë dhe Komisionit Antikorrupsion, pasi sipas tyre, qytetarët votuan ndryshime kurse fituan shoqatë kriminale.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Kalo në kategori