LAJMI I FUNDIT:

LSDM: 100 milionë euro nuk do të realizohen për komunat këtë vit, një tjetër gënjeshtër e OBRM-PDUKM-së

LSDM: 100 milionë euro nuk do të realizohen për komunat këtë vit, një tjetër gënjeshtër e OBRM-PDUKM-së

Një tjetër zhgënjim dhe premtim i parealizuar nga Qeveria është në prag. Domethënë, 100 milionë eurot e paralajmëruara për zhvillimin dhe mbështetjen e komunave, të premtuara nga kjo Qeveri, është më se e qartë se nuk do të realizohen këtë vit. Kjo është edhe një dëshmi se OBRM-PDUKM nuk i përmbush premtimet e veta dhe sërish tradhton besimin e qytetarëve, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Ministri Perinski njoftoi se mjetet nuk do të ndahen drejtpërdrejt në llogaritë e veçanta të komunave, siç ka bërë LSDM. Në vend të kësaj, paratë do të paguhen direkt nga buxheti te kontraktorët, që do të thotë se realizimi i mjeteve këtë vit është pothuajse i pamundur ose do të jetë minimal. Një qasje e tillë jo vetëm ngadalëson procesin, por hap mundësinë e manipulimeve, duke centralizuar kontrollin në duart e Qeverisë.

Për dallim nga kjo, LSDM në mënyrë shumë më efektive realizoi projekte me vlerë 265 milionë euro nëpër komuna. Fondet u caktuan për llogaritë e komunave, ku autoritetet lokale kishin akses të drejtpërdrejtë dhe mundësinë për të menaxhuar vetë projektet e tyre. Ky ishte një model që siguroi implementim efikas dhe transparencë, diçka që tani është e penguar nga OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori