LAJMI I FUNDIT:

Loci: Në Pejë deri me tani vetëm gjashtë raste me COVID-19 – personi i testuar sot ka dalë negativ

Loci: Në Pejë deri me tani vetëm gjashtë raste me COVID-19 – personi i testuar sot ka dalë negativ

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë Petrit Loci, që është edhe udhëheqësi i Shtabit Emergjent të Pejës, sapo ka deklaruar se një person me simptoma të dyshimta për COVID 19 nga Peja, që e kishin nisur për në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka rezultuar Negativ.

Bëhet fjalë për një person, i gjinisë mashkull, kombësia shqiptare, banor i Bashkësisë Territoriale ‘7 Shtatori’ të qytetit të Pejës.

“Po, ne sapo kemi marrë informacionin zyrtar, se personi në fjalë i gjinisë mashkull, kombësia shqiptare, banor i Bashkësisë Territoriale ‘7 Shtatori’ të qytetit të Pejës, ka rezultuar Negativ. I njëjti kishte shfaqur simptoma të dyshimta, por epilogu doli të jetë në favor të tij dhe tonin. Ky normalisht që është lajm i jashtëzakonshëm si për komunitetin ashtu edhe për qytetarët e Pejës.”-tha Loci në ‘RADIO 1’.


Me këtë informacion, Peja mbetet me shifrën 6-të të të prekurve nga COVID 19.

Drejtori Loci sërish ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat./Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori