LAJMI I FUNDIT:

Llamkos Kosova në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Llamkos Kosova në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Pas Hajvalisë, është Llamkos Kosova që është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Vushtrriasit të shtunën para fansave të tyre, mundën Ferizajn me rezultat 1-0, pas vazhdimeve pasi që koha e rregullt u mbyll pa gola.

Përballja mes Llamkos Kosovës dhe Ferizajt ka dhënë një lojë mesatare dhe me pak raste për gola.

Semir Zeneli, ishte njeriu që vendosi epilogun e kësaj ndeshje pasi që shënoi golin e fitores të vetmin në këtë ndeshje në minutën e 112-të.


Ndërkaq, nesër në kuadër në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës do të luhen përballja e rivalëve të qytetit, Gjilani-Drita, kurse të hënën do të takohen Istogu dhe Ferronikeli. /KP/Telegrafi/